Barazimi mes Interit dhe Sampdorias mbrëmë nuk ishte lajmi i vetëm që nuk ju pëlqeu tifozëve të Interit. Protagonistë të ndeshjes ishin Barella dhe Lukaku që patën përplasje mes njëri tjetrit.
Në minutën e 39-të të pjesës së parë, Barella i kërkoi me këmbëngulje topin Lukakut gjatë një aksioni në mesfushë. Lukaku nuk e priti mirë këtë: “Mos e lejo veten të m’i tundësh më krahët, mbylle gojën” – transmetoi “DAZN”.
Pas kësaj sulmuesi belg reagoi edhe më ashpër duke fyer rëndë bashkëlojtarin e tij.
Kamerat kanë filmuar të gjithë ngjarjen. Ai i drejtohet shokut të tij të ekipi me fjalët: “Mjaft! Mjaft tani! Kuptove? Mos bëj kështu. Shko P**dhu, Bir K****.”
Si Barella ashtu edhe Lukaku u zëvendësuan në pjesën e dytë. Pas ndeshjes për përplasjen e tyre ka folur trajneri i Interit, Inzaghi.
“Lukaku dhe Barella janë miq të shkëlqyeshëm. Janë gjëra që unë absolutisht nuk dua t’i shoh, por në fund të pjesës së parë ishin ulur së bashku. Këto janë gjëra që mund të ndodhin, por padyshim që unë absolutisht nuk dua t’i shoh”, ka thënë ai.
Il rimprovero di Lukaku a Barella. https://t.co/E28ASe2qxx
— Alessandro (@90ordnasselA) February 13, 2023
