Të fundit

Fifi publikon fotografi me të ëmën: Më kishte munguar era jote nënë

Filloreta Raçi-Fifi, pas trysnisë që i është shkaktuar në “Big Brother VIP”, javën e kaluar u largua nga kjo shtëpi, me pretekstin se nuk ndihej mirë dhe se do të dëshironte të kujdesej më shumë për veten e saj.

Ajo u largua nga kjo garë ditën e enjte, një ditë para spektaklit të madh të së premtes, në të cilin po ashtu ishte e pranishme.

Fifi, ka folur për qëndrimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonëse për të ishte një nga përvojat me të vështira.

Pas daljes nga shtëpia e BBV-së, këngëtarja e mirënjohur u prit mjaft mire e me shumë dashuri nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj.

Ajo, sot ka publikuar një fotografi pranë më të dashurës, nënës së saj, për të cilën tha se I ka munguar pamasë.

“Më kishte munguar era jote nënë”, shkroi në mbishkrimin e fotografisë, Fifi.

Krijuesja e tashmë hitit “Diell”, edhe brenda shtëpisë theksoi se është shumë e afërt dhe ka raport të veçantë me prindërit e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci