Besa Çitaku, është modelja nga Drenica e cila e përfaqësoi Kosovën në Egjipt në vitin 2021, në mesin e 77 shteteve të botës.
Ajo së fundmi në një intervistë është pyetur nëse do të martohej me dikë që ka pagën vetëm 220 euro.
Besa, u përgjigj me modesti, duke thënë se kjo do të ishte e mjaftueshme dhe se për të rëndësi më të madhe ka lumturia sesa paraja.
“Nuk është që çon peshë rroga shumë, është me rëndësi ti shpirtërisht me u ndje mirë me personin, nëse ti ndihesh e lumtur me të dhe të bën të lumtur, se besoj që kish çu peshë rroga e tij”, ka thënë Besa.
Besa, para një muaji është përfolur për një fotografi ku shihej me Miss Shqipëria, Mali i Zi dhe Miss Serbia, duke pozuar të buzëqeshura dhe me shqiponjën dykrenare shqiptare.
Por pas kësaj është publikuar një fotografi tjetër, ku vajzat shiheshin duke pozuar me gishta lartë e që u kritikuan me të madhe.
Çitaku e përshkruajti atë fotografi, duke thënë se ishte “ një foto e thjeshtë”.
“Një sqarim për të gjithë fansat dhe të gjithë ata komentues, që fatkeqësisht nuk hyn me hulumtu se çka është komplet në foto, por postojnë për klikime dhe interesa personale, unë nuk pranove me dhanë intervistë për atë portal dhe pastaj disa nga adhuruesit ma dërguan foton në Instagram, duke ma bërë të ditur se ajo u postua”, u shpreh ndër të tjera Miss-i kosovar.
