Të fundit

Nitaj: Deklaratat e Abazit tingëlluan si prej inati e për hakmarrje

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar lidhur me pretendimet e deputetit të VV-së, Haki Abazi, se  në zhdukjen e provave të rastit të Astrit Deharit, janë të përfshirë, Albin Kurti, e Albulena Haxhiu.

Nitaj ka thënë se konferenca e sotme tingëlloi si hakmarrje e prej inati dhe se do ta lverësonte nëse këto deklarime do të bëheshin kohë më parë.

“Pa e kontestuar vërtetësinë e asaj që e tha në konferencë shtypi Haki Abazi, do ta kisha vlerësuar shumë më shumë sikur krejt këto t’i kishte thënë me kohë. E sotmja tingëlloi si prej inatit e për hakmarrje! E dyta që mu duk nonsens është se zoti Abazi tha “Kjo qeveri për dy vjet të punës se saj ka bere dështime epokale, por tha se nuk do te votoje për rrëzimin e saj”!”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci