Të fundit

Mbreti Charles III uron Osmanin për Pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve, përcjell Klankosova.tv.

“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci