Të fundit

Prishtina me protestë interesante kundër vendimit të FFK-së

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë gjithandej”, ky ishte mesazhi që vendosi të përçojë skuadra e Prishtinës sot.

Bardh e kaltrit e nisën ndeshjen në mënyrë proteste ndaj vendimit të FFK-së për ndeshjen e shumpërfolur ndaj Dukajginit.

Futbollistët e Prishtinës pozuan me sy ose vesh të mbyllur, duke përçuar mesazhin se drejtësia nuk ka rënë në vendin e duhur.

Gjyqtari Mentor Ajeti kishte pranuar një gol kundër Prishtinës ndeshjen e kaluar, gol ky që sipas rregullave të futbollit nuk duhej të pranohej. Vet gjyqtari Ajeti ka kërkuar falje për gabimin e ndodhur, por FFK-ja nuk ka vendosur në favor të Prishtinës.

Komisioni i Garave e ka shqyrtuar si të pa bazë ankesën e Prishtinës për përsëritjen e ndeshjen dhe kësisoj tre pikë i kanë takuar Dukagjinit.

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë gjithandej”, ka shkruar në Facebook skuadra e Prishtinës shoqëruar me foton e futbollistëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci