Reperi i njohur nga Kumanova Bardhyl Idrizi sot gëzon një sukses të jashtëzakonshëm, por rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë.
Ai ka pak kohë që është bërë pjesë e skenës muzikore, por që është i pëlyer mjaft shumë nga publiku.
I ftuar në emsionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ai ka rrëfyer sfidat për të arritur deri këtu.
“Ka qenë shumë problem që të vij deri tek suksesi, muzika e fama. Mund të them se kam pasur një të kaluar të mirë inspiruese e motivuese për të arritur diçka në jetë. Kam qenë një nxënës shembullor. Kam mësuar shumë. Kam shkruar tekste që në shkollë fillore, kam bërë rima shumë. Nuk kam pasur mundësi t’i tregoj të tjerëve”, ka thënë ai.
“Në shkollë të mesme e kam pasur një fazë ku edhe jam bullizuar. Më kanë thënë se nuk do të mundesh të bësh asgjë. Prej këtu nuk mund të dalësh. Leje këtë ëndërr shko në shkollë. Por, kam punuar shumë. Kam shkuar në studime, kam punuar kamerier. Kam punuar gjithçka për një këngë e videoklip”, është shprehur më tej Bardhyl Idrizi.
Artisti shqiptar vetëm pak javë më parë solli albumin e parë “Trëndafil” me rreth 20 këngë e bashkëpunime që rezultuan mjaft të suksesshme.
