Liverpooli do ta presë Real Madridin sonte nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve dhe tifozët e klubit anglez bënë gjithçka që mundën për t’i ndihmuar lojtarët e tyre të arrijnë fitore të martën.
Përkatësisht, tifozët e Liverpool-it realizuan një metodë tashmë të provuar prej kohësh – që të mos u lejojnë lojtarëve të skuadrës kundërshtare një gjumë të qetë natën para ndeshjes.
Këtë e bënë përmes fishekzjarreve para hotelit ku po qëndrojnë futbollistët madrilenë.
Kështu lojtarët e Realit janë zgjuar nga fishekzjarrët në orën 02:00 dhe nuk ka dyshim se delegacioni i Realit do të ankohet në UEFA për këtë.
Për të dyja skuadrat, Liga e Kampionëve mbetet e vetmja garë në të cilën mund të shpëtojnë sezonin e tyre.
💥 ÚLTIMA HORA | Así está a esta hora el hotel del @RealMadrid en Liverpool
🔥 Numerosos fuegos artificiales a las 2:00h de la madrugada
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/41yhWTimiY
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) February 21, 2023
