Të fundit

Dhuna ndaj profesorit shqiptar, kërkohet dorëheqja e ministrit malazez

Komiteti malazez i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (CHO), me rastin e sulmit të oficerëve policorë të Malit të Zi ndaj Petraq Milos, një shtetasi shqiptar në pikën kufitare Sukobinë – Muriçan, u bëri thirrje partive opozitare dhe të gjitha strukturave politike përgjegjëse të kërkojnë shkarkimin e ministrit Filip Axhiq, nëse siç thonë ata, ai ministër nuk e ndjen nevojën dhe domosdoshmërinë e dorëheqjes së tij.

“Kjo është pika e fundit në tërbimet, sulmet dhe torturat nacionaliste dhe shoviniste që po kryhen kundër shtetasve të pafajshëm malazezë dhe të huaj. Përgjegjësia e ministrit Filip Axhiq është e pashmangshme”, thuhet në deklaratë.

Veçanërisht tronditëse, thonë nga Komiteti malazez i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, është se polici malazez e ka goditur në fytyrë profesorin shqiptar, i cili ishte ulur në vendin e tij, kishte të vendosur rripin e sigurimit – gjë që shihet qartë në videon e publikuar në rrjetet sociale.

CHO shton se pret dhe kërkon nga udhëheqja e MPB-së dhe Prokurorisë Speciale e Shtetit që të nisin procedurat për të përcaktuar përgjegjësinë penale të të gjithë atyre që morën pjesë në këtë akt të shëmtuar, si dhe përgjegjësinë e eprorëve të tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci