Të fundit

Bledi Mane zbulon se çfarë e detyroi të dilte me dëshirë nga shtëpia e BBVA-së

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane ishte banorë i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” i cili u largua me dëshirën e tij natën që do priste vendimin e publikut pasi ishte në nominim me çiftin Luiz-Kiara.

Ai tha atë natë se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, megjithatë, së fundmi gazetari duket se ka zbuluar një arsye tjetër.

I ftuar në emisionin “Fan Club”, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.

“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë. Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin…”, u shpreh Bledi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci