Të fundit

Ademi akuzohet për keqpërdorime financiare të PDAK-së

Dy raporte të Auditorit të publikuar gjatë periudhës janar-dhjetor 2018 dhe janar-dhjetor 2019 ngrisin dyshime për keqpërdorime të financave nga kryetari i i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi dhe zyrtari financiar, Besart Jashari.

Sipas raportit të Auditorit të vitit 2018, ndër tjera thuhet se Subjekti Politik i PDAK-së nuk ka plotësuar drejt Pasqyrat Financiare të cilat i ka dorëzuar në KQZ.

Sipas këtij raporti, shënimet e prezantuara në Pasqyra Financiare nuk mbështeten me dëshmi relevante lidhur me zërat e pasqyrave financiare.

’’Subjekti Politik nuk ka plotësuar drejt Pasqyrat Financiare të cilat i ka dorëzuar në KQZ, po ashtu shënimet e prezantuara në Pasqyra Financiare nuk mbështeten me dëshmi relevante lidhur me zërat e pasqyrave financiare të SP me 31 Dhjetor 2018 ashtu siç kërkohet me ligjin Nr. 04/L-212 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuara dhe plotësuara me ligjin Nr. 04/L-058, Neni 15 Raportimi Financiar. Në mungesë të dokumentacionit mbështetës në e kishim të pamundur të verifikojmë nëse zërat e pasqyrave financiare pasqyrojnë drejt gjendjen SP me 31 Dhjetor 2018’’, thuhet në raportin e Auditimit të viti 2018.

Tutje, PDAK në pasqyrat financiare ka prezantuar shpenzime të pagave, por nuk i ka patur dokumentacionet për verifikim. Kjo lind dyshime për keqpërdorim të financave nga kryetari i këtij subjekti Danush Ademi dhe nga zyrtari financiar, Besart Jashari.

’’SP në pasqyrat financiare ka prezantuar shpenzime të pagave, por që në mungese të dokumentacionit nuk ishim në gjendje të verifikojmë vërtetësinë e tyre dhe nëse është mbajtur tatimit në burim bazuar në Ligjin Nr. 05/L-028 për tatimin në të ardhurat pensionale sipas kërkesës nga neni 7 i ligjit’’, thuhet në këtë raport.

Po ashtu, PDAK nuk ka pasur dëshmi mbi pagesën e qirasë të cilin nuk ka mundur ra verifikon Auditori.

’’SP ka prezantuar shpenzime të qirasë dhe reprezentacionit, por qe në mungesë të dokumentacionit mbështetës ne nuk ishim në gjendje të verifikojmë vërtetësinë e tyre’’ , thuhet në raport.

Më tej, PDAK ka dorëzuar në KQZ një pjesë të kopjeve të faturave mbi shpenzimet e raportuara dhe një kopje të llogarisë bankare, por këto informata nuk janë të regjistruara dhe të klasifikuara sipas kategorive të shpenzimeve të raportuara

’’Subjekti politik ka dorëzuar në KQZ një pjesë të kopjeve të faturave mbi shpenzimet e raportuara dhe një kopje të llogarisë bankare, por këto informata nuk janë të regjistruara dhe të klasifikuara sipas kategorive të shpenzimeve të raportuara ashtu siç kërkohet me ligjin Nr. 04/L-212 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike të ndryshuara dhe plotësuara me ligjin Nr. 04/L-058 neni 15 Raportimi Financiar. Në mungesë të dokumentacionit mbështetës ne e kishim të pamundur të verifikojmë nëse shpenzimet e raportuara janë të sakta dhe prezantojnë drejt aktivitetin e SP’’, thuhet në raportin e vitit 2018.

Të gjitha këto pretendime hedhin dyshime për keqpërdorime financiare nga zyrtaret e subjektit politik PDAK, pasi më tutje thuhet se në mungese të konfirmimeve bankare ne e kishim të pamundur të verifikojmë nëse SP ka vetëm një llogari bankare.

’’Në mungese të konfirmimeve bankare ne e kishim të pamundur të verifikojmë nëse SP ka vetëm një llogari bankare ashtu siç kërkohet me ligjin NR. 04/L-212 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-058, neni 11, paragrafi 3’’, thuhet në raport.

Po ashtu, Auditori ia ka tërhequr vëmendjen në lidhje me gjetjet e mëposhtme:

– Subjekti Politik ne blerjet e kryera nuk ka aplikuar ndonjë procedure te tenderimit e cila do te mundësonte një shfrytëzim sa më efikas, me kosto ekonomike, transparente dhe të drejtë të fondeve të subjektit politik.

– Subjekti Politik nuk ka mirëmbajtur një kontabilitet te mirëfilltë për ti mundësuar regjistrimin e transaksioneve financiare dhe përgatitjen e pasqyrave financiare sipas standardeve te kontabilitetit te aplikueshme ne Kosove.

– Subjekti Politik nuk e ka te definuar me Statut, mundësinë e ushtrimit të kontrollit të brendshëm financiar të saj dhe të drejtën e anëtarëve për t’u informuar për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e subjekteve politike si dhe për përgjegjësinë e organit gjegjës për transaksione financiare, ashtu siç parashihet ne ligjin Nr. 04/L-212 Për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.

03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr.04/L-058, neni 17 Kontrolli i Brendshëm.

– Subjekti Politik nuk ka respektuar kërkesat ligjore ne lidhje me publikimin e raporteve financiare vjetore dhe te fushatës sipas ligjit Nr. 04/L-212 Për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-174 Për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr.04/L-058, neni 15 Raportimi Financiar, paragrafi 5.1 dhe 5.2.

Dyshimet e njëjta për keqpërdorime vihen edhe tek Raporti i viti 2019.

Sipas këtyre raporteve, kryetari i PDAK-së Danush Ademi dhe zyrtari financiar Besart Jashari janë ndër njerëzit kryesor të këtyre keqperdorimeve.

Kjo nuk është hera e parë që Danush Ademi akuzohet për keqpërdorime.

Më herët është raportuar se nga një projekt i shtetit për ndërtimin e 35 shtëpive për komunitetet në komunën e Ferizajt, kanë përfituar tre të afërm të ish-deputetit Danush Ademi, përfshirë motrën, xhaxhain dhe këshilltarin e tij. Ndërkohë që familjarë e të afërme të ish-deputetit kanë përfituar nga ky fond, janë edhe 10 familje të tjera që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive, pasi që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci