Të fundit

Petkoviq: Asociacioni nuk do të jetë OJQ por me kompetenca sipas Marrëveshjes së Brukselit

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe “nuk do të jetë organizatë joqeveritare”, por se do të formohet sipas asaj që është nënshkruar në Bruksel.

“Përfaqësuesit e “institucioneve të përkohshme në Prishtinë” kanë intensifikuar fushatën e tyre propagandistike me të cilën synojnë ta zhvlerësojnë konceptin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke u përpjekur me këmbëngulje ta sjellin atë në nivelin e një organizate joqeveritare, edhe pse është e qartë se Beogradi, në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për të mbrojtur pozitën e tij dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, nuk do të lëvizë as edhe një pikë nga Marrëveshja e parë e Brukselit që përcaktojnë qartë Asociacionin”, ka thënë Petkoviq në një komunikatë për media./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci