Të fundit

Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia arreston dy të dyshuarit

Sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” që ka ndodhur më 13 janar të këtij viti në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Policia identifikoi tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

Pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, të dyshuarit;

· D. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

· D. A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për tu proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci