Të fundit

Pas daljes nga BBV, Ermiona ka disa fjalë për Luizin

Ermiona Lekbello ka qenë njëra nga banoret e përjashtuara të mërkurën nga shtëpia e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Missi i dikurshëm e shndërruar në këngëtare u largua për siç është thënë, shkelje të rregullave.

Pas daljes nga shtëpia, ajo ka shpërndarë një sërë publikimesh në InstaStory nga mbështetja që ka marrë, ndërsa nuk ka munguar edhe një dedikim për Luiz Ejllin.

Ermiona e ka publikuar momentin e përqafimit me këngëtarin nga çasti i daljes, të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Do të më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitues, jo humbës, ti je fituesi”.

Kujtojmë që në spektaklin e të martës, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.

Për veprime të ngjashme, më vonë gjatë ditës është përjashtuar edhe aktorja Eva Alikaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci