Të fundit

Kurti e quan Thaçin “personalitet historik”: Duhet kujtuar me respekt

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë, shumë të gjatë për revistën e njohur “Shenja”, e cila menaxhohet nga shqiptarët në Shkup.

Në këtë intervistë, ai ka folur gjerë e gjatë për shumë tema, përfshirë figurat e Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin.

“Keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Adem Demaçit. Keni qenë, po ashtu, shumë aktiv edhe në kohën e politikës të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Keni qenë kundërshtar i rreptë i politikave të ish Presidentit dhe udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçi. I kam dy pyetje: E para, çfarë i bashkon këto tre figura dhe, e dyta, ku mendoni se ata kanë gabuar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës?”, e pyeti intervistuesi, kryeministrin.

Kurti vlerësoi se këto tre figura duhen kutjuar me respekt.

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kjo është gjëja që i bashkon këto tre figura të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë t´i respektoj e t´u jem mirënjohës që secili ka dhënë aq sa ka ditur e mundur.” – tha Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci