Të fundit

Barbadosi, republika më e re në botë

Botës tashmë i është shtuar republika më e re në botë, ajo e Barbadosit.

Mesnatën e së hënës në Barbados u organizua një ceremoni për dorëzimin e pushtetit, ku ishte i pranishëm edhe Princi Charles.

“Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Pasi vitin e kaluar e kishte publikuar vendimin për t’i ndërprerë lidhjet me monarkinë britanike vitin e kaluar, Kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley, e cila e udhëhoqi ceremoninë, tha se ka ardhur koha që Barbadosi ta lërë plotësisht prapa të kaluarën koloniale.

Barbadosi është një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës. Një nivel të caktuar të sovranitetit e ka pasur që nga viti 1966, kur edhe është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

Ishulli ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci