Pas kërkesës së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, deputetët e Kuvendit të Kosovë sot mbajtën një minutë heshtje për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj.
“Në foltore kam dalë që të kërkoj nga ky Kuvend që të ngritet në këmbë dhe të mbajë një minutë heshtje për veteranin e UÇK-së, Agron Haradinajn, i cili sot ka ndërruar jetë. Në shenjë respekti respekti për veprën e Haradinajt, kërkoj një minutë heshtje. Lavdi veprës së Haradinajt. Ngushëllime familjes Haradinaj”, u shpreh ajo.
Më pas, kryekuvandri u shpreh se “u kujtoftë gjithmonë Agroni”.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku njoftoi sot se ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Agron Smajl Haradinaj.
Agroni sipas Klinakut, vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.
