Të fundit

350 kg drogë në kamionin me mobilje, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngarkesë me 350 kilogramë drogë, rreth 250 kilogramë hashash dhe mbi 100 kilogramë marijuanë, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia në Imperia, Itali.

Bëhet me dije se kamioni ku ishte fshehur droga drejtohej nga një shqiptar 40-vjeçar.

Sipas raportimeve nga mediet italiane mësohet se patrulla e policisë e ndaloi kamionin për një kontroll rutinë. Por kur vunë re nervozizmin e shqiptarit, filloi kontrolli më i imtësishëm.

Droga u gjet e fshehur nëpër kuti të cilat ishin kamufluar mes moblijeve me të cilat ishte ngarkuar kamioni.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci