Të fundit

Rita Ora e pikëlluar nga vdekja e kreatorit Virgil Abloh

Dizajneri amerikan njëkohësisht drejtori artistik i markës “Louis Vuitton”, Virgil Abloh, vdiq dy ditë më parë në moshën 41-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Vdekja e Abloh ka lënë të pikëlluar të gjithë, veçanërisht ata që e njohën nga afër dhe ruanin një raport të veçantë me të ndjerin.

Një reagim rreth vdekjes së drejtorit artistik të “Louis Vuitton” e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila siç dukej e kishte një mik të mirë.

“Gjithmonë në zemrat tona”, kanë qenë fjalët e Orës teksa shfaqet me një bluzë ngjyrë portokalli të markës së tij “Off”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Virgil u përball me betejën që nga viti 2019, ndërsa iu nënshtrua trajtimeve të shumta sfiduese.

Ai ka lënë pas gruan Shannon Abloh, fëmijët Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh dhe prindërit Nee e Eunice Abloh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci