Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se dy serbë në Mitrovicën e Veriut janë plagosur nga një i dyshuar i nacionalitetit serb.
Lajmi në përditësim…
Postimi i plotë i Sveçlës:
Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.
Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.
