Të fundit

Jep dorëheqje Rrahman Rama

Gjenerallejntënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama ka dorëzuar dorëheqjen në presidencë.

Gazeta Albanian Post raportoi javën e kaluar se Rrahman Rama “është në prag të shkarkimit nga pozita e kreut të FSK-së”.

Sipas raportimit të gazetës, mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Rrahman Rama, ishte komandant i Zonës Operative të Shalës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci