Të fundit

Bërnabiq përsëri shpreh urrejtjen e saj ndaj Von Cramon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se për raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, sundimi i ligjit “është një gjë kur bëhet fjalë për Prishtinën, ndërsa diçka tjetër në rastin e Beogradit”, dhe pyet nëse ky qëndrim i von Cramon është mesazhi se “serbët në Kosovë nuk kanë të drejta të njëjta me qytetarët kudo tjetër”.

Bërnabiq e ka shkruar këtë në Twitter, me rastin e reagimit të fundit të von Cramon ndaj ngjarjeve kur njësitet e ROSU-së reaguan në veri të Kosovës, dhe tani kur ajo komentoi protestat e opozitës serbe gjatë fundjavës në Beograd dhe qytete të tjera. Bërnabiq pyet se “çfarë porositë von Cramon me këtë”.

“Rasti 1: ROSU, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, pushton veriun e “Krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë”. Serbët dalin në rrugë për të protestuar në mënyrë paqësore. ROSU qëllon mbi ta dhe për fat ata nuk vrasin askënd (plagosin Sreqko Sofronijeviqin). Viola von Cramon: Ky është sundimi i ligjit, reagimi i Prishtinës është për respekt të plotë”, ka shkruar Bërabiq në Twitter.

“Rasti 2: Qindra njerëz, pa paralajmërim tubohen, mbyllin rrugën ndërkombëtare dhe ndalojnë lëvizjen e të gjithë të tjerëve nëpër Serbi. Shteti vendos të “mos përdorë forcën”. Viola von Cramon: “Jam e shokuar nga reagimi i autoriteteve, kundërmasat e shtetit ishin jashtëzakonisht të ashpra dhe jo adekuate”, pretendon Bërnabiq me rastin e protestave në Beograd dhe qytete të tjera.

Bërnabiq pyet se çfarë po porositë von Cramon me këtë.

“Çfarë është mesazhi i Violës:

  1. Që të qëllojmë në njerëz që ajo të shpreh “respekt të plotë”, si në rastin e Prishtinës?
  2. Se sundimi i ligjit është një gjë në rastin e Prishtinës, ndërsa diçka tjetër në rastin e Beogradit?

3. Që serbët në Kosovë nuk kanë të drejta të njëjta me qytetarët tjerë”, shkruan Bërnabiq në profilin e saj në Twitter/Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci