Të fundit

Fitorja e parë pas pesë ndeshjeve, Drenica ndal Ferizajin

Pas tri ndeshjeve pa humbje, skuadra e Ferizajit është mposhtur nga Drenica, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës 23-të të Superligës së Kosovës.

Me rezultat minimal, 1:0, Drenica arriti fitore të madhe pas pesë humbjeve me radhë në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në stadiumin “Bajram Aliu” e shënoi Bintsouka Koxy. Ai realizoi për Drenicën në minutën e 55-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Drenica largohet nga vendi i fundit i tabelës duke lënë pas Ferizajin e Trepçën ’89. Drenica momentalisht ka 23 pikë në pozitën e tetë, kurse Ferizaji pozicionohet në vendin e fundit me 21 pikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci