Të fundit

Një viktimë dhe katër të lënduar nga aksidenti në fshatin Mazgit

Mbrëmë rreth orës 21:45 në autostradën Ibrahim Rugova, konkretisht në hyrje-dalje në Mazgit-Fushë Kosove është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e konfirmoi për Paparacin, Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës tregoi se të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy automjete.

“Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK’së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje dhe hetimet për tëe identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentët”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci