Të fundit

​Xhaçka: Gjashtë shqiptarë vdiqën në aksidentin e trenave në Greqi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka konfirmuar vdekjen e gjashtë shqiptarëve në aksidentin tragjik të përplasjes së dy trenave në Tempi të Greqisë.

Ajo ngushëlloi familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.

“Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, shkroi ajo në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci