Gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si Komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ish-komandanti i FSK-së siç shkruan Telegrafi pritet që të të ketë një pozitë të re ushtarake përfaqësuese për Kosovën, në njërin nga vendet e rajonit.
Tutje shkruhet se ende nuk dihet çfarë pozite do të ketë Rama, pasi që kjo pritet të bëhet pas dekretimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Ramës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së.
Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.
