Të fundit

Vrasja e mbrëmshme në Shkup, zbardhen detaje të rënda

Janë identifikuar shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në një lokal në Shkup.

Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët mbrëmë ishin të dy të ulur brenda një bar kafeneje rreth orës 20:15.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur edhe kamerieri, i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas informacioneve paraprake që bëhen me dije nga mediat, autorët (ende në arrati), janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontrolle në bar kafenë ku ishin dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë.

Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar detaje të tjera rreth atentatit si dhe është në kërkim të autorëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci