Të fundit

Molliqaj: Kurti më rezistent se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë

Molliqaj përmes një shembulli të ilustruar me trenin, krahason qëndrimet e Kurtit dhe ish-kryeministratve, Thaçi e Mustafa karshi procesit të dialogut me Serbinë.

“Kurti doli para trenit, e Thaçi e Mustafa janë hypë në to”, tha ai.

Molliqaj në Politiko në Kanal10, e ka quajtur kryeministrin Kurti më rezistent ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sesa Thaçi e Mustafa të cilët sipas tij, janë bindur më lehtë nga ta.

“Kurti është më rezistent se Thaçi e Mustafa, por ja ka huq totalisht kohës dhe strategjisë. Ti mndesh me qenë sa dush i fuqishëm, trenin s’mun e ndalë. Ky su dashtë me dal para trenit, edheme thanë meqenëse treni po vjen, duhet me ba një kompromis. Kurti doli para trenit, e Thaci e Mustafa janë hypë n’to. Kurti ka qenë ana tjetër e medaljes së njëjtë, ndërsa pushtet e vjetra thonin çka të thojnë ndërkombëtarët. Albin Kurti pikën më të zorshme në karrierë e ka pasur dialogun.”, tha Molliqaj.

Ai ka theksuar se liderët opozitarë e mbështetën planin franko-gjerman, para se Kurti ta mbështeste atë, por që tani qëndrimet e tyre kanë ndryshuar.

Molliqaj tha se PDK e LDK me këto qëndrimet kontradiktore tani duke mos e mbështetur këtrë plan, po dalin më qesharak se të gjithë. /Gazeta10

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci