Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama, ka folur për herë të parë pas dorëheqjes së rij nga ky post.
Ai ka deklaruar se është dorëhequr sepse ka qëndruar gjatë në këtë pozitë.
“Kam qëndruar mjaft”, tha shkurtimisht ai për Klan Kosova.
Ndërkaq në vend të tij sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar Bashkim Jasharin, si komandant i Forcës së Sigurisë.
