Të fundit

Sveçla takoi zyrtarin e KE-së, ritheksojnë gatishmërinë për bashkëpunim mes palëve

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim zëvendës drejtorin e përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.

Sveçla në Facebook tha se gjatë këtij takimi e ka njoftuar Onidin për angazhimin e tij në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, të cilat sipas tij, cenojnë sigurinë e vendit dhe rajonit në përgjithësi.

“Kisha nderin e veçantë të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, z. Olivier Onidi.

E njoftova z. Onidi për angazhimin tonë në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës si pjesë integrale e luftës tonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e vendit tonë por edhe të rajonit e më gjerë.

Vizita e z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme përveç që na nderon, rithekson gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat që mbulojmë”, ka shkruar Sveçla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci