Të fundit

Lajçak përfundon përgatitjet për Ohër

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë pas takimit të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, se është duke i përfunduar përgatitjet për takimin në Ohër.

Lajçak ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se ka dashur të dëgjojë komentet e Vuçiqit për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë që çojnë në arritjen e marrëveshjes, transmeton Paparaci.

“Pas marrjes së reagimeve nga të dyja palët, ne jemi duke përfunduar përgatitjet tona për takimin në Ohër të shtunën”, ka shkruar përfaqësuesi special i BE-së.

Lajçak ka shkuar në Beograd pas vizitës së javës së kaluar në Prishtinë, si pjesë e përgatitjeve për takimin e ardhshëm mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër më 18 mars.

Në fokus të negociatave në Ohër do të jetë finalizimi i Aneksit Implementues të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiq dhe Kurti, sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, janë pajtuar më 27 shkurt në Bruksel./Paparaci.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci