Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Të martën, është rrënuar një konstruksion dhe është liruar hapësira publike në rrugën “Fazli Grajqevci”, prapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Gjatë ditës së djeshme është rrënuar konstruksioni dhe është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci, saktësisht hapësira prapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kyeqytet.
Perparim Rama
Florian Dushi. /Paparaci.com/