Të fundit

Haliti: Po të ishte Thaçi në Kosovë, moti do të nënshkruhej plani evropian

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është i mendimit se nëse ish-presidenti Hashim Thaçi, do të ishte në Kosovë, atëherë propozimi franko-gjerman do të nënshkruhej “goxha moti”.

Sipas tij, mundësitë janë të vogla që deputetët e PDK-së ta kundërshtojnë këtë marrëveshje, raporton Paparaci.

“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu”, u shpreh ai në Tëvë1.

“Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, vijoi ligjvënësi opozitar, ndërsa theksoi se nuk do të dëshironte që PDK-ja të votonte kundër planit evropian, nëse veç sillet në Kuvend për t’u votuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci