Mesfushori kosovar, Florent Muslija është ftuar përsëri nga përzgjedhësi Alain Giresse për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.
Muslija ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjet e kaluara, çfarë e ka shtyrë përzgjedhësin francez ta ketë afër edhe në kualifikimet për Evropianin e vitit 2024.
Kjo është e njëmbëdhjeta herë që Muslija ftohet nga Kombëtarja e Kosovës.
Muslija me Kosovën ka zhvilluar 13 ndeshje, teksa ka shënuar një gol. Ai ka debutuar me fanellën e “Dardanëve” në shtator të vitit 2019.
Në muajin mars, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje. Më 25 mars do të udhëtojë drejt Izraelit, ndërsa tre ditë më pas do të pres në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Andorrës.
Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar pritet të publikohet të premten.
