Gjeneralllejtnant Rrahman Rama do të jetë përfaqësues i Kosovës në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë (RACVIAC), me seli në Kroaci.
Rama, i cili liroi sot detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të dërgohet me mision në RACVIAC të Kroacisë, konfirmoi sot kryeministri Albin Kurti.
“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, tha Kurti.
