Të fundit

“Nëse ka hile, është tjetër çka”, Shkreta i LVV-së debaton me deputetët për çmimin e barnave

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është duke mbajtur mbledhjen e tij, ku po vazhdon debati rreth shqyrtimit në parim të Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.

Fillimisht, deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta ka thënë se çmimi për produktet medicinale me shumicë rregullohet sipas pikës 10, konkretisht neni 9, raporton Paparaci.

Shkreta deklaroi se neni 9 i këtij projektligji, ka të bëjë me produktet që janë origjinale.

Sipas tij, nëse një kompani e caktuar përdor një brend duke shitur një paracetomol për shembull në vlerë prej një euro, atëherë një produkt tjetër si ky me emër tjetër, nuk duhet me qenë më shumë se 70 cent.

Kësisoj, Shkreta shprehet se një ligj i tillë duhet të miratohet pasi i plotëson të gjitha kriteret.

“Neni në fjalë flet që një produkt tjetër i cili në përmbajtje është i njëjti me produktin origjinal, thotë se nuk duhet të me qenë më shumë se 70 për qind e çmimit, nëse një paracetomol është një euro, produkti tjetër si paracetomoli me emër tjetër tash gjenerik, nuk duhet me qenë më shumë se 70 cent”, tha ai gjatë komisionit.

Ai u shpreh se një nen i tillë nuk flet për rregullimin e çmimit, teksa shtoi se “nëse ka hile, atëherë është tjetër çka”.

“Për me ruajt produktin sepse kjo e ruan produktin origjinal, brendin dhe thotë se nuk duhet të shitet me shumë se 70 përqind të vlerës së emrit gjenerik. Vetëm për këtë flet, nuk flet për rregullimin e çmimit. Nëse kjo flet për rregullimin e çmimit, të paktën ky nen nuk flet, nëse ka hile ajo është tjetër çka. Me këtë nen kurrkush nuk mundet me shit barin siç ju po aludoni”, vijoi ligjvënësi i pushtetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci