Të fundit

Xhaka do ta mbajë shiritin e kapitenit në Serbi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka theksuar edhe njëherë se ka besim të plotë te Granit Xhaka, teksa ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të mbetet kapiten i skuadrës.

Zvicra do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Bjellorusisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë për shkak se Bjellorusia e ka të ndaluar të zhvillojë ndeshjet në territorin e saj.

Yakin ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit mars. Në listën e gjatë janë tre futbollistët me prejardhje shqiptare: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Pas publikimit të listës, përzgjedhësi Yakin ka folur veçanërisht për Granit Xhakën. Ai ka folur me admirim për mesfushorin e Arsenalit duke e quajtur si shembull që duhet ndjekur.

“Jemi 100 për qind prapa dhe në mbështetje të Xhakës. Graniti është kapiteni im, këtu s’ka asnjë dyshim e as diskutim. Ai është një lider i lindur, është një shembull, të cilin e jep brenda dhe jashtë fushës. Këto janë pikërisht ato që i pres nga një kapiten i imi. Jam shumë i lumtur që e kam Granitin në skuadër”, deklaroi Yakin në konferencë për shtyp sot.

Përpos Bjellorusisë, Zvicra do të përballet edhe me Izraelin, sfidë kjo që do të zhvillohet më 28 mars në Zvicër.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci