Të fundit

Kurti takon eurodeputetin bullgar, merr mbështetje për aplikimin e Kosovës në BE

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agon Bajrami dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmetin, janë takuar me eurodeputetin nga Bullgaria, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi reformat e ndërmarra nga Qeveria, rrugëtimin evropian dhe procesin e dialogut.

“Kryeministri Kurti e njoftoi eurodeputetin Kovatchev me arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbush plot dy vjet, duke veçuar sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit të reflektuara dhe në raportet e rankimet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Poashtu, u diskutua edhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në ndërmjetësimin e BE-së që do të mbahet me 18 mars në Ohër, dhe për pritjet nga ai takim.

Eurodeputeti bullgar tha se heqja e regjimit të vizave për Kosovën duhet të vazhdojë pa vonesa, pasi kanë mbetur pak hapa deri në përfundimin e këtij procesi, dhe tha se e mbështet plotësisht aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci