Të fundit

Arrestohet një 31-vjeçar i dyshuar për kanosje, i konfiskohen armë e municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, në fshatin Damjan në Gjakovë, ka arrestuar të dyshuarin për kanosje me iniciale B.D..

Atij i janë gjetur e konfiskuar edhe armë e municion.

“Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, në koordinim me të cilin thuhet se janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar raste për “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci