Të fundit

Ramabaja: Abelard Tahirin s’e marr seriozisht

Profesori Sadri Ramabaja ka komentuar deklaratat e deputetit, Abelard Tahiri, i cili kërkoi që vendi të shkonte në zgjedhje të reja parlamentare.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë. Nuk e kanë vullnetin me qenë prezent në Kuvend. Ju e keni parë nuk janë as ministrat, as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime. Ja duhet ta kthejë mandatin te populli, ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenuar realisht”, deklaroi sot Tahiri.

Por, Ramabaja tha se nuk i merr seriozisht këto deklarata nga ky person.

“Këtë nuk e marrë seriozisht. Në fakt më bëri të qeshë. As vetë nuk i besonte fjalët që i thoshte. Më vjen keq për PDK-në, që është vazhdimësi e LPK-së, që ka rënë në këtë gjendje ku ky person është shef i grupit parlamentar”, tha Ramabaja në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci