Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar si dhe ka thënë se nuk vërehen gjurmë të dhunës.
Në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek, kurse trupi i pajetë me vendim të prokurorit dërgohet për obduksion.
