Pavle Bihali, një anëtar i lëvizjes neo-fashiste serbe Leviathan, postoi një video në rrjetet sociale në të cilën thotë se ishte nisur drejt Kosovës, por ishte kthyer mbrapsht në kufi sepse i kishin kërkuar një test PCR në kalimin kufitar në Bërnjak.
“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Rrugët janë ende të bllokuara. Dhe një paralajmërim për njerëzit që duan të shkojnë në Kosovë, ne jemi kthyer sepse kërkohen teste PCR. Pra, pa atë, nuk ka asnjë shans që të kaloni”, tha Bihali.
Bihali dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes Leviathan u nisën për në Kosovë pas tensioneve të djeshme në veri të vendit.
Anëtarët e lëvizjes Leviathan njihen për pikëpamjet e tyre neo-fashiste dhe të ekstremit të djathtë.
