Të fundit

Dëshpërohet Griezmann, Franca me kapiten të ri

Nëse vërtet kishte dyshime për identitetin e pasuesit të Hugo Lloris për të mbajtur shiritin e kapitenit në ekipin e Francës, ai u largua të hënën në mbrëmje. Sipas informacioneve të publikuara nga “L’Equipe”, trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur sulmuesin e PSG-së Kylian Mbappe për të marrë rolin e kapitenit.

Duke folur para gazetarëve, trajneri përmendi Mbappen si njeriun ideal për këtë marr këtë përgjegjësi, edhe pse zbuloi se vendimi përfundimtar ende nuk ka ardhur.

“Do t’i shfrytëzoj këto ditë për ta diskutuar atë me lojtarët e parë të interesuar. Kylian është pjesë e këtij diskutimi. Do të dini më shumë herën tjetër që do t’ju takojë, të enjten. Kylian Mbappé është një komunikues shumë i mirë. Nuk mund t’ju them më shumë, nuk kam vendosur sot”, deklaroi Deschamps, duke vërtetuar, pa e thënë bukfalisht se zgjedhja do të ishte padyshim mes parizianit dhe Antoine Griezmann.

Ky i fundit pritet të jetë zëvendës kapiten i bluve.

Mbappe është shtylla kryesore e Kombëtares së Francës, ndërkohë që roli i kapitenit do ta konfirmojë epitetin e tij prej lideri në këtë skuadër edhe në vitet e ardhshme.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci