Të fundit

Studentët serbë do të marrin pjesë në bllokadat e institucioneve

Mbrëmë studentët e disa fakulteteve duke protestuar në qendër të Beogradit, kanë paralajmëruar se për shkak të planit evropian për Kosovën do të bashkohen në bllokadën e institucioneve shtetërore, të cilat i kanë paralajmëruar partitë parlamentare të mbledhura si “Opozitë shtet formuese”, për të premten, më 24 mars.

Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik u tha gjithashtu se studentët u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për të shprehur mendimin e tyre për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës.

“Përgjigja do të tregojë se kush është në të vërtetë përfaqësues i popullit”, u tha në tubimin ku morën pjesë disa qindra persona./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci