Klubi i basketbollit nga Prizreni, KB Bashkimi është përjashtuar nga Liga Ballkanike për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve të kësaj gare.
Drejtuesit e KB Bashkimit morën vendimin që të mos udhëtojnë për të luajtur ndeshjet në Ligën Ballkanike dhe kësisoj bordi i kësaj lige vendosi për përjashtimin e tyre.
“Si një organizatë ndërkombëtare e basketbollit që ofron lojëra gjatë gjithë sezonit – tetor 2022 deri në prill 2023 nuk mund të shohim asnjë mundësi që klubi KB Bashkimi të jetë pjesë e ligës dhe të marrë pjesë dhe të luajë vetëm ndeshjet që KB Bashkimi do t’i ketë në Prizren”, thuhet në komunikatën e Ligës Ballkanike.
Bashkimi është skuadra e tretë këtë vit që përjashtohet nga Liga Ballkanike.