Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.
I pari i shtëpisë së futbollit kosovarë ishte intervistuar sot nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit ka mbetur në mbajtje.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.
I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Dje gjatë ditës ishte intervistuar edhe zyrtari financiar i FFK-së, Agim Gashi.
Vetëm para disa ditësh, Agim Ademi ishte shpallur i pafajshëm nga akuzat për detyrim.