Të fundit

Krimet ekonomike zbarkojnë në Pejë – mbyllet një barnatore e arrestohen tre pronarë

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion në rajonin e Pejës, ku janë kontrolluar dhjetë barnatore për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Sipas njoftimit, ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Kësisoj, Policia bëri të ditur se janë kontrolluar dhjetë barnatore ku në gjashtë prej tyre është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola.

Madje, njëra prej tyre është mbyllur pasi ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës.

“Biznesi 1, në tri (3) njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit pasi që ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, në tri njësi të dy barnatoreve të kontrolluara janë gjetur 283 produkte pa banderola.

Rrjedhimisht, tre pronarë të barnatoreve janë shoqëruar në Stacion Policor dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve lidhur me veprat penale të cekura më lartë.

“Në disa barnatore janë pronarët e njëjtë të disa barnatoreve në qytetin e Pejës. Është konfiskuar sasia e barnave pa banderola që dyshohet se janë të kontrabanduara, me procedura të cilat do të merret më tutje njësia e Antikontrabandës nga Dogana e Kosovës, kurse Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE-DHKEK) nga Policia e Kosovës procedon lëndën në aspektin penal pranë Prokurorisë kompetente”, njoftoi Policia.

“Pas intervistimit personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rastet iniciohen për “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “ Kontrabandim të mallrave”’, përfundon komunikata e PK-së.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci