Të fundit

Kurti kërkon nga BE-ja dhe ShBA-të që ta dënojnë Serbinë për marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është konstruktiv dhe kreativ në procesin e dialogut, teksa ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë Serbinë, për mungesën e konstruktivitetit si palë negociuese.

Ai tha se Serbia ka shfaqur fakte dhe indikacione se po e shkelin Marrëveshjen e Ohrit, të arritur të shtunën, raporton Paparaci.

“Le ta konstatojmë ndonëse nuk ka nënshkrim, ne kemi marrëveshje. 27 shtetet e BE-së në mbledhjen e tyre më 9 shkurt e kanë pranuar atë, ne kemi marrëveshje, është diçka tjetër se Sebria refuzon ta nënshkruaj sepse siç u tha nuk dëshiron ta zbatojë”, tha ai, në një intervistë për RTK-në.

“Tashmë kanë dhënë indikacione dhe fakte se bëjnë shkelje të marrëveshjes. Pres nga BE-ja dhe ShBA-të që sjelljet destruktive ta gjykojnë dhe dënojnë dhe në këtë propozim që kemi pranuar, ta përdorim si platformë për të ecur përpara”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci