Të fundit

Një sheik nga Katari dhe një miliarder britanik dërgojnë oferta rekord për të blerë United

Sir Jim Ratcliffe dhe Sheikh Jassim Bin Al Thani dërguan oferta zyrtare për blerjen e Manchester United para afatit, i cili zgjati deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Ish-trashëgimtari i fronit të Katarit është i bindur se do të jetë pronari i ri i Djajve të Kuq.

Sheikh Jassim ia la postin e trashëgimtarit të fronit vëllait të tij më të vogël, emirit aktual të vendit, Tamim Bin Al Thani dhe aktualisht është president i Bankës Islamike të Katarit.

Kundërshtari i tij është presidenti i grupit INEOS, Jim Ratcliffe, i cili ka shprehur disa herë dëshirën për ta blerë Unitedin.

Hapat e ardhshëm i takojnë pronarëve të Manchester Utd, familjes Glazers.

Të dy pronarët e mundshëm kanë thënë së fundmi se nuk do të paguajnë para të çmendura për klubin, por informacionet nga mediat britanike thonë se të dyja ofertat vlejnë rreth 6 miliardë euro.

Do të ishte një blerje rekord e një klubi futbolli, dhe tani pronarët aktualë Glazers janë duke pritur.

Kujtojmë se Glazers së fundmi trembën tifozët me njoftimet se nuk duan ta shesin klubin.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci