Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tregon se sa jo seriozitet ka shefi i qeverisë.
Në një prononcim për EO, Selmanaj tha se Kurti ka që një vit që është duke u marr vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike.
Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe sipas tij ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka.
“Kjo tregon jo seriozitetin e këtij kryeministri, ky kam përshtypjen që nuk e ka ide për rëndësinë e pozitës qe e ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marr, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë”.
“Kjo shpërfaq gjithçka në fakt, kjo e shpërfaq diletantizmin e tij politik, qëndrimet e tij pozicioni i tij dhe pozita Kushtetuese që e ka nuk janë frekuenca të njëjta, që i bie që ky ka marr një pozicion ose një pozitë që nuk e meriton, nuk e meriton absolutisht sepse të thuash kështu dhe të sillesh kështu me media, me njerëzit, me Kuvendin e Kosovës, ky tregon se ka sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik”, tha Selmanaj.